Shqiptari i lidhur me “Ndranghetan” dënohet me 12 vite burg

Një shqiptar i quajtur Altin Belulaj është dënuar me 12 vite burg për trafik droge. Ky shtetas ishte një nga furnizuesit e drogës në Romë.

Sipas hetimeve, ai konsiderohej si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë në kryeqytetit italiane, ndërsa hashashi vinte nga Maroku. Shqiptari u arrestua në vitin 2014 në shtetin fqinj, ndërsa ishte i lidhur me klanin Mole, pjesë e organizatës mafioze të “Ndranghetës”.

Ky shtetas ka pasur edhe probleme me drejtësinë shqiptare për shkak se është arrestuar në lidhje me tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004, ku 21 persona gjetën vdekjes pas mbytjes së gomones. /Ora News/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?