Shqiptari në Gjermani “kryelartë” para gjykatës, pranon akuzat për terrorizëm

Në Düsseldorf është duke vazhduar procesi gjyqësor për grupin e salafistëve, të cilët dy vite e gjysmë më parë ( 10 dhjetor 2012) në stacionin e trenit në Bon deponuan një çantë me eksploziv. Ndër ta u arrestua  edhe shtetasi nga Shqipëria, Enea B.

Ditën e djeshme, Enea B refuzoi të heqë kapelën e tij nga koka duke përvetësuar edhe 7 ditë burg për mosrespektimin e fuqisë së shtetit, përkatësisht prokurorit në gjykatë.

Deri më tani Enea ka mbledhur afër 250 ditë burg, gjë që këto ditë nuk do i bashkëngjiten përfundimit të procesit gjyqësor, por që këto ditë ai duhet t’i mbaj në veçanti, pa marrë parasysh se çfarë do sjell procesi për terrorizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shtetas gjerman i konvertuar si dhe dy shtetas turq, para gjykatës, janë kokulur dhe në një mënyrë pendohen për tentativën e terrorizmit, përderisa shtetasi nga Shqipëria vazhdon të jetë kokëlartë dhe refuzon tërësisht gjykatën. Edhe gjatë shërbimit të paraburgimit, ai ka rënë në konflikt me gardianët e burgut, duke kërcënuar ata me jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse më pengon përderisa bëj lutjen, atëherë jam i detyruar të të godas dhe ndoshta edhe të shkëputi nga jeta”. Deri më tani, ekspertët e kriminalistikës kanë sjellë faktet mbi shtetasin nga Shqipëria duke shfaqur gjykatës përgjimet telefonike si dhe përgjimet e sistemit GPS për veturë. Përderisa 3 personat tjerë në pikëtakim udhëtonin 10-20 herë, Enea B kishte udhëtuar 28 herë.

Ky pikëtakim shërbeu për planifikimin e një sulmi terrorist mbi kryesinë e organizatës "Pro-NRË", pasi që kjo është e njohur si një organizatë antisalafiste.

Ekspertët e kriminalistikës kanë zbuluar se 46 vjeçari Enea B. kishte shërbyer një njësiti special të policisë në Shqipëri, më pastaj kishte arritur në Gjermani duke kërkuar azil politik.

Me ardhjen e tij në Gjermani, ai u konvertua në Islam dhe filloj të ndryshohet tërësisht aq sa edhe u largua nga banesa ku ishte, pasi atë e pengonin fqinjët të cilët zienin gjellë me mish derri. Edhe bashkëshortja e tij u largua nga ai, pasi ajo refuzoj të vishej në burka.

Familjarët e tij në Shqipëri përmes një telefonate kanë informuar se në familjen e tyre asnjëherë nuk ka pasur ekstremizëm dhe se kjo familje edhe pse vet janë katolikë, fqinjët e tyre janë myslimanë dhe pranojnë njëri tjetrin sikur të ishin vëllezër, pa dallime fetare.

Një bashkëfshatar i tij (nga Shqipëria) përshkruan atë si një njeri të mirë dhe me kulturë, por që nga radikalizmi i tij, ai është larguar nga miqësia që kishin më parë.- “Edhe pse disa herë tentova të ta telefonoj, ai u distancua nga unë tërësisht". Gjykata ka marrë parasysh se Enea është një njeri tejet inteligjent dhe i rrezikshëm për opinionin. Pasi Gjykata deri më tani nuk arriti të zbuloj ndonjë person tjetër të cilin do e njohur si kokë kryesore e këtij akti terrorist, Enea B merr përsipër këtë. Procesi gjyqësor do vazhdoj edhe me tutje ku supozohet se mund të zgjasë deri në vitin tjetër. Proçesi filloi nga shtatori i vitit të kaluar.

 

Ditën e parë të gjykimit si dhe disa herë tjera, Enea B me hyrjen e tij në salle kishte bërtitur ‘Allhu Akbar’. Ai edhe sot refuzon të bashkëpunoj me gjykatën, duke refuzuar edhe përkthyesin nga gjermanishtja në shqip.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?