Shqiptari në Itali, brenda një viti dy herë në pranga për trafik droge

Karabinierët e Peskarës arrestuan një ditë më parë në zonën Sant’Angelo shqiptarin me iniciale O.D., 32 vjeç, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet nisën nga një telefonatë që ai vetë kishte bërë me një tjetër shtetas shqiptar, të arrestuar javën e kaluar pasi u kap me 4 kilogramë hashash ndërsa ndodhej brenda kazermës së rrugës “Conte di Ruvo”.

Investiguesit zbuluan se nisja e lëndëve narkotike ishte paguar nëpërmjet një transferimi parash. Sipas hetuesve, destinacioni i hashashit , ishte për shqiptarin e arrestuar me inicialet O. D. Shqiptari ishte nën arrest shtëpiak sepse muajin e kaluar, ishte kapur në Montesilvano pasi posedonte 30 kilogramë marijuanë. 

Zëvendës Prokurori i Republikës italiane, Dr. Gennaro Varone, kërkoi arrestimin me burg të shtetasit shqiptarit, duke menduar se ky i fundit mund ta përsëriste të njëjtën gjë disa herë, dhe përbënte rrezik social.

SHKARKO APP