Shqiptari tenton të mbysë gruan dhe dhunon fëmijën 18-muajsh

 

Një shtetas shqiptar i moshës 30-vjeçare, është arrestuar nga policia pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe fëmijën e porsalindur.

30-vjeçari u arrestua në banesën e tij, ku jetonte me gruan dhe fëmijën 18-muajsh, në rrugën “Richard”. Ai kishte ushtruar dhunë mbi familjen e tij, pas një zënke.

Ai që kishte lajmëruar policinë ishte fqinji i shqiptarit, i cili kishte parë gruan e shqiptarit 23 vjeç, duke vrapuar në rrugë këmbëzbathur. Menjëherë pas lajmërimit, policia mbërriti në shtëpi, ku gjeti shqiptarin e kyçur brenda me fëmijën e tij.

Fëmija 18-muajsh kishte disa shenja dhune në fytyrë dhe qante vazhdimisht. Ai u dërgua së bashku me të ëmën në spital. Fëmija dhe nëna tashmë janë të sigurt, ndërsa babai, i cili ishte i akuzuar më parë për vjedhje dhe trafik droge, u dërgua në burgun San Vittore.

SHKARKO APP