Shqiptari tmerron besimtarët duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ në një kishë në Francë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë ku protagonist ishte një 33-vjeçar shqiptar, T.M., i cili ka hyrë në një kishë gjatë kremtimit të meshës dhe ka thirrur “Allahu Akbar”.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Montpellier, ku shqiptari i paarmatosur është larguar menjëherë nga kisha duke mos shkaktuar ndonjë problem.

Më pas janë njoftuar patrullat e policisë, të cilat kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë marrë në pyetje në komisariat.

Para zyrtarëve policorë, i riu që u zbulua se ndodhej ilegalisht në Francë, ka treguar se në fakt ka bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën efektin e alkoolit.

Një shaka e cila përfundoi me arrest.

SHKARKO APP