Shqiptari vjedh një makinë dhe një shtëpi në Greqi, pas ngjarjes kapet mat duke bërë plazh

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se kreu një seri vjedhjesh në zonat e Evias dhe Fthiotidës. Sipas autoriteteve greke, ai ndodhej në mënyrë të paligjshme në Greqi që prej vitit 2021.

Të enjten, 44-vjeçari dyshohet se vodhi një automjet nga oborri i një banese në Edipsos, në Evian veriore, dhe më pas u drejtua me të drejt Fthiotidës.

Një ditë më vonë, ai hyri me forcë në banesën e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku mori bizhuteri, ora, një laptop, një tablet dhe sende të tjera me vlerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimi i autorit u bë falë funksionit të gjurmimit të tabletit të vjedhur. Viktima arriti të lokalizonte pajisjen në zonën e Glyfas, në Fthiotidë, dhe njoftoi menjëherë Policinë e Stylidës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat e policisë shkuan në vendngjarje, ku gjetën tabletin dhe sendet e tjera të vjedhura brenda automjetit që përdorte 44-vjeçari. Nga verifikimet rezultoi se edhe makina ishte e vjedhur.

Sipas mediave greke, në momentin kur policët mbërritën në Glyfa, i dyshuari ndodhej në plazh. Sapo vuri re praninë e efektivëve, ai tentoi të largohej me vrap, duke shkaktuar habi te pushuesit që ndodheshin aty pranë.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, policia arriti ta neutralizojë dhe ta vendosë në pranga. Hetimet zbuluan gjithashtu se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Greqi në vitin 2021 dhe nuk ishte pajisur asnjëherë me leje qëndrimi. Ai pritet të përballet me akuzat për vjedhje dhe qëndrim të paligjshëm në territorin grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?