Shqiptarit i kthehet kuleta e humbur me para e dokumente
Të rralla janë rastet kur gjërat e humbura i kthehen pronarit. Së fundmi, një emigranti shqiptar nga Kosova i kishte humbur portofoli së bashku me disa dokumente personale dhe disa para.
Por, 18-vjeçari Leutrim Ejupi me banim në Gjermani duhet të ndihet me fat, pasi që ato i janë kthyer brenda pak orësh pasi që i kishin humbur, raporton Albinfo.ch.
Personi që i ka gjetur ato ka kërkuar ndihmë për gjetjen e këtij personi përmes rrjeteve sociale. Pa dyshim, një veprim i tillë është për t’u përshëndetur!