Shqiptarit i kthehet kuleta e humbur me para e dokumente

Të rralla janë rastet kur gjërat e humbura i kthehen pronarit. Së fundmi, një emigranti shqiptar nga Kosova i kishte humbur portofoli së bashku me disa dokumente personale  dhe disa para.

Por, 18-vjeçari Leutrim Ejupi me banim në Gjermani duhet të ndihet me fat, pasi që ato i janë kthyer brenda pak orësh pasi që i kishin humbur, raporton Albinfo.ch.

Personi që i ka gjetur ato ka kërkuar ndihmë për gjetjen e këtij personi përmes rrjeteve sociale. Pa dyshim, një veprim i tillë është për t’u përshëndetur!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?