Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, bukuria delikate dhe meditativja shprehëse e gruas

Aktualitet E mërkurë, 16 Korrik 2025 09:10
“Shqiptarja” e francezit Jean-Baptiste Camille Corot, bukuria delikate dhe meditativja shprehëse e gruas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Piktura nuk rreket të tregojë vetëm sipërfaqen e dukshme të gjërave, hirin dhe kumtin rrezellites të së bukurës, se sa ngulmueshëm ajo del nga shpërthimi mëtues për t’i dëshmuar botës përmes artit, shpirtin e atij që ngre tempuj teksa i blatohet krijimit. Njëjt është jetësuar edhe kjo tablo. “Shqiptarja” një pikturë e rëndësishme e galerisë së piktorit francez, Jean-Baptiste Camille Corot. Ndoshta teknika dhe elementet e tjerë të realizmit të kësaj pikture nuk janë më të rëndësishëm se sa ajo shprehje që kjo grua sjell. Vështrimi i saj i rrëzuar në një pikë të vdekur jo domosdoshmërisht është një shprehi e shpërqëndrimit të subjektit nga marrëdhënia e pozimin, edhe në rastin e një shkasi përfytyrues, ose një sendërtimi që zgjohet nga thellësia e një kujtese të kapitur. Jean-Baptiste Camille Corot me këtë element estetik dhe qasje të mëtimit kerijues, tregon një ndrojtjeje ose një largim të përqëndrimit, një pamundësi për ta parë në sy vëzhguesin. Kjo është një lojë ngasëse, një lloj joshjeje, një lloj truku fiminiliteti që ajo e ofron nëpërmjet mënyrës se si piktori e ka vendosur këndshikimi e subjektit.
L’Albainse -“Shqiptarja” është punë e piktorit francez, Jean Baptiste Camille Corot, realizuar në vitin 1872. Vaj mbi kanavacë, e përmasave, 74,1 x 65,6 cm. Ndodhet në Muzeu e Brooklynit, dhuruar nga Horace O. Havemeyer
“Shqiptarja” është një nga të paktat punë në tematikën e portretit realizuar në vitin 1872 nga piktori francez, Camille Corot. Kjo punë ndoshta është edhe nga të fundit që mjeshtri arriti të nxirrte në jetë për shkak të viteve të mbrame të jetës. Kujtojmë se ai ndërroi jetë vetëm 3 vite pasi kishte realizuar L’Albainse.
Gratë e pikturuara nga Jean-Baptiste Camille Corot (16 korrik 1796 – 22 shkurt 1875), lexonin, ëndërronin dhe vështronin shikuesit, duke përcjellë një frymë të pavarur dhe një ndjenjë të jetës së tyre të brendshme. Trajtimi i ngjyrës nga Corot dhe prekja e tij e butë dhe delikate e aplikuar në formën ndjesore rezultuan çaste të madhështisë së qetë. Edhe pse këto piktura figurative përbëjnë një pjesë relativisht të vogël dhe pak të njohur të veprës së tij, ato ishin të një rëndësie të madhe për themeluesit e pikturave moderniste, si Paul Cézanne, Pablo Picasso dhe Georges Braque.
Jean-Baptiste-Camille Corot njihej gjerësisht si një piktor i peizazhit, por edhe portretet janë pjesë e jo më pak e rëndësishme e krijimtarisë së tij. Gjithsesi ai mbetet një figurë kryesore në pikturën e peizazhit dhe prodhimi i tij i madh në të njëjtën kohë i referohet traditës së Neoklasikëve dhe parashikon inovacionet e impresionizmit .

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 23 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 27 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 34 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajJean-Baptiste Camille Corotshqiptarja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 20 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.