Shqiptarja trondit Zvicrën, të gjithë po e kërkojnë

Policia Kantonale e Lucernit ka pubklikuar sot një njoftim për mungesën e Naime Monit nga Ebikon-i i Luzernit. Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën rreth orës 17:00në këmbë ose me mjete të transportit publik.

Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.

Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela,.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja që konsiderohet e humbur mban veshur veshje sportive ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi, pallto të zezë dhe pantofla të zeza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?