Shtatorja e Mbretëresha Geraldinë në Bulevardin Zogu I, Princ Leka: Përurimi më 1 shkurt

Mbretëresha Geraldinë do të ketë një shtatore në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë. Princ Leka i shpreh mirënjohjen qeverisë së Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti dhe këshillit bashkiak të Tiranës për përzgjedhjen e një vendi simbolikisht. Princ Leka, Elia, bebja Geraldinë, ftojnë më datë 1 shkurt, ora 11:00 në ceremoninë publike të inaugurimit të monumentit kushtuar Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë dhe Mbretëreshës së shqiptarëve.

Postimi i plotë

Kam kënaqësinë e veçantë të ndaj me ju se, në këtë 20-vjetor të rikthimit në atdhe të Familjes Mbretërore dhe të kalimit në jetën e amshuar të gjyshes time, do të përurojmë shtatoren e Mbretëreshës Geraldinë në Bulevardin Zogu I në sheshin pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shpreh mirënjohjen time të thellë qeverisë së Hungarisë për financimin e kësaj vepre arti dhe këshillit bashkiak të Tiranës për përzgjedhjen e një vendi simbolikisht kaq domethënës për ngritjen e bustit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elia, bebja Geraldinë, dhe unë do ishim shumë të lumtur t’ju shohim më datë 1 shkurt, të marten, ora 11:00 në ceremoninë publike të inaugurimit të monumentit kushtuar Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë dhe Mbretëreshës së shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?