Shtëpi dhe biznese nën ujë në Fier e Durrës. Veriu pa energji

 

Reshjet e shumta të shiut që përfshinë të gjithë territorin e vendit, kanë nxjerrë sërish nga shtrati lumin Gjanica në Fier. Me dhjetra shtëpi, lokale dhe biznese në këtë qytet janë përmbytur si pasojë e vërshimit të lumit. Përmbytjet janë regjistruar në zonën pas godinës së Prefekturës së Fierit si dhe pranë vendit të quajtur “ura me shkallë”. Banorët ishin pregatitur për këtë situatë, e megjithatë dëmet kanë qenë sërish të konsiderueshme. Kjo është një situatë e përsëritur, sa herë ka reshje.

Ndërsa në Veri situata paraqitet problematike për energjinë dhe qarkullimin e mjeteve. Ka pushuar bora, por rrethet Kukës e Has nuk furnizohen me energji elektrike. Shkak për këtë situatë është bërë nje defekt ne linjen 110 kw qe vjen nga Fushe-Arrezi.

Aktualisht trashesia e bores ne qytetet e Kukesit dhe Krumes eshte 20 cm, nderkohe qe ne zonat malore ka arritur ne 45 cm. Tropoja ka me pak reshje dhe furnizohet me energji. Rruga e Kombit eshte e qarkullueshme pa zinxhire, nderkohe qe ne rruget rurale qarkullimi behet me zinxhire. E bllokuar eshte komuna Arren, Kalis, Gryke Caje.

SHKARKO APP