Shtëpia e Bardhë publikon axhendën e takimit Trump-Putin: Do shoqërohen vetëm nga përkthyesit e tyre

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatiten për një samit të shumëpritur në Alaska mbi luftën në Ukrainë.

Dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve.

Oraret kryesore:

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump niset

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 06:45 EDT (11:45 BST), presidenti amerikan pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë për në Anchorage, Alaskë, ku do të zhvillohen bisedimet.

Takimi

Trump dhe Putin pritet të fillojnë diskutimet rreth orës 11:00 sipas orës lokale (20:00 BST) – ata do të takohen ballë për ballë, të shoqëruar vetëm nga përkthyesit e tyre.

Trump largohet

Presidenti amerikan është planifikuar të largohet nga Anchorage dhe të kthehet në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 17:45 sipas kohës së Alaskës (02:45 BST të shtunën).

Donald Trump foli me median në Shtëpinë e Bardhë, duke u shprehur se nëse ai nuk do të ishte president, Putini do të “preferonte shumë më tepër… të merrte kontrollin e të gjithë Ukrainës”, duke shtuar: “Por unë jam president dhe ai nuk do të luajë me mua”.

Trump tha se do ta dinte që në minutat e para nëse ai dhe Putini do të kishin një takim të mirë, duke thënë se përndryshe do të “përfundonte shumë shpejt”.

Qëllimi i tij për bisedimet, tha ai, është të “përgatisë tryezën” për një takim tjetër me udhëheqësin rus dhe Presidentin e Ukrainës Zelensky.

Duke folur për Fox News Radio më herët gjatë ditës, Trump tha se nëse është një “takim i mirë”, ai do të telefonojë Zelenskyn për të rregulluar një tjetër, por shtoi se ka “25% shanse që ky takim të mos jetë i suksesshëm”.

Dhe presidenti amerikan tha se do të duhet të ketë disa “marrëveshje” për kufijtë midis Rusisë dhe Ukrainës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?