Shtëpia e Fëmijëve në Durrës, Manastirliu: Agjentë dhe kamera në çdo institucion përkujdesi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit e ”UNICEF” dhe ”Save the Children”, memorandumin për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët: Familje për çdo fëmijë pa kujdes prindëror.

Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare”,-tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje. ”Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstuktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambjent sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambjentit familjar”.

Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, Ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territor për çdo familje.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar mes Ministres Manastirliu dhe drejtuesve të Save the Children dhe Unicef shpreh angazhimin konkret për të jetësuar planin e deinstitucionalizimit, për transformimin e institucioneve të përkujdesit dhe për të siguruar që çdo fëmijë pa kujdes prindëror të ketë një familje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?