Shtëpia të moshuarve përfshihet nga flakët, Subashi: Ka ardhur momenti të ndërtojmë një të re
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier ishte një indicie se ndoshta është momenti për të ndërtuar një godinë të re. Ai theksoi se për shkak të zjarrit të rënë ka pasur dëme të vogla materiale vetëm në pjesën e pasme të godinës, ndërsa shtoi se të gjithë të moshuarit janë evakuuar në spital për çështje sigurie.
“Nga ajo që pashë në gjithë hapësirën nuk ka dëme në godinë, vetëm në pjesën e pasme që është pjesa e kuzhinë dhe kabina elektrike ku mendohet të kenë nisur zjarri, për të cilën do punojmë gjatë gjithë natës për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Disa nga të moshuarit janë në gjendje më të rënduar për shkak të moshës, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për jetën.
Sot do punojmë gjatë gjithë natës për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme godinën. Godina është e vjetër, nuk është bërë rikonstruksion gjatë viteve që kam qenë kryebashkiak, duhet parë mundësia e ndërtimit të një shtëpie të re, pasi kjo është ndër të paktat qendra në Shqipëri ku vijnë të moshuar nga i gjithë vendi. Ndoshta ka ardhur momenti për ndërtimin e një shtëpie të re, ndoshta ky incident shërben për ta parë gjënë më thellë”, tha kryebashkiaku.