Shtetet e NATO-s në luftë me Rusinë, bashkojnë superfuqitë në Europë. Nis lufta e 3-të
Nis lufta e tretë. Mbetet ky titull i shtypi ndërkombëtar mbi situatat e krijuara, mbi sinjalet e shumta mbi armët bërthamore. Angazhimi ushtarak i Rusisë në Europë, ka shkaktuar një përballje të madhe në Perëndim. Kjo lidhet me forcën që duhet të tregojnë shtetet Europiane në rajon, mbi arsenalin që zotërojnë, kundër fillimit të një lufte. NATO dhe shtetet më të rëndësishëme të Perëndimit pohojnë se zotërojnë aftësi për t’u përballur me Vladimir Putinin dhe janë gati.
Gazeta britanike, “Daily Mail”, ka bërë një pasqyrim të shteteve dhe organizime ushtarake të tyre, në përballjen me Rusinë. Sipas shkrimit në fjalë, Britania ka vendosur trupa ushtarake, tanke dhe aeroplanë në Estoni, e vlefshme për të penguar agresionin rus, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar forcat rumune do të bashkohen në një batalion amerikan në Poloni.
Si pjesë e një ushtrie të madhe në Europën Lindore që prej Luftës së Ftohtë, avionët RAF janë gjithashtu duke u dërguar për të patrulluar hapësirën ajrore rumune për herë të parë.
Lëvizjet janë të dizajnuara për të ndaluar Moskën, që të marrë përsipër apo minuar me ish satelitët e saj Europën Lindore, sic ka bërë me Krimenë dhe Ukrainën.
Më tej, gazeta vë theksin se SHBA-ja shpreson që vendet Europiane të plotësojnë katër grupe luftarake si pjesë e përgjigjes të NATO-s ndaj Rusisë. Më shumë trupa do të dërgohen në shtetet baltike dhe lindore në Poloni gjatë vitit të ardhshëm. Ata do të mbështeten nga 40,000 trupa të NATO-s, në një reagimit të shpejtë.
Franca, Danimarka, Italia dhe aleatët e tjerë pritet të bashkohen me katër grupet të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Kanadaja, që do të shkojnë në Poloni, Lituani, Estoni dhe Letoni, ku forcat variojnë nga këmbësoria deri tek dronët.
Kjo përgatitje vjen pasi Rusia zbuloi foton e raketës të saj më të madhe bërthamore , e cila është e aftë për të fshirë nga toka Mbretërinë e Bashkuar.
Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë eskaluar për shkak të bombardimeve pa dallim të Moskës ndaj civilëve të Aleppo-s. Presidenti Putin dërgoi një flotë prej tetë luftanije ruse nëpërmjet kanalit anglez për të ndihmuar sulmin mbi qytetin e rrethuar sirian. Por dje, pas presionit nga aleatët e saj të NATO-s, Spanja tërhoqi anijet. Lev Gudkov, kreu i grupit të votimit rus Levada-Center, tha se shumica e bashkatdhetarëve të tij “besojnë se Lufta e Tretë Botërore ka filluar”.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla

KOHA JONË SONDAZH

