Shteti grek liron 6 gardianët që dhunuan për vdekje Ilia Karelin

Gjashtë gardianë të tjerë, të cilët mbaheshin në burg për shkak se akuzoheshin se kanë dhunuar Ilia Karelin, janë liruar me kusht.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit e Selanikut, e cila ka vendosur për gjashtë gardianët që ata vetëm të paraqiten në stacionin më të afërt policor sa herë të thirren, të mos largohen nga Greqia dhe kanë lënë edhe një garanci prej 3 mijë eurosh, raporton TCH.

Torturimi deri në vdekje i Ilia Karelit një vit më parë në burgun e Serresit tronditi opinionin publik shqiptar dhe atë grek. Për rastin, u gjykuan gjithsej 15 gardianë, ku shumica u liruan menjëherë me kusht, ndërsa sot janë liruar po me kusht edhe 6 gardianë të tjerë.

SHKARKO APP