Shteti Islamik rrafshon qytetin e lashtë Nimrud

 

Militantët e Shtetit Islamik kanë filluar rrafshimin e  rrënojave të qytetit të lashtë asirian, Nimrud.Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Turzimit irakiane, e cila deklaron se ektremistët kanë përdorur makineri të rënda për të shkatërruar vendin arkeologjik, një nga qytetet simbol të historisë dhe kulturës irakiane.

Nimrud u themelua në shek e 13-të dhe shtrihet rreth 30 kilometër në juglindje të Mosulit, qyteti i dytë më i madh i Irakut dhe qendër e sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga  SHBA kundër militantëve. Mosuli ndodhet aktualisht në duart e ektemistëve islamikë dhe ushtria irakiane ka nisur një ofensivë për marrjen e tij.

Por esktremistët duket se kanë në vëmendje të veçantë shkatërrimin e vendeve historike, duke shkatërruar kohët e fundit koleksionin e çmuar të skulpturave në veri të Irakut.

Arkeologët e  përshkruajnë dëmin si “të pallogaritshëm”, kurse për militantët pasuria arkeologjike është simbol i idhujtarisë dhe i palejueshëm sipas tyre nga zoti. Ndërkaq shkatërrimi i trashëgimisë kulturore ka shqetësuar edhe UNESCO-n, e cila po punon me autoritetet dhe qeveritë e vendeve fqinje të Irakut për të goditur kontrabandën e këtyre veprave nga zonat nën kontrollin e Shtetit islamik. Madje organizata ka njoftuar të gjtha shtëpitë e ankandeve për të qenë vigjilente ndaj objekteve të vjedhura.

Ndërkaq në media sociale u njoftua vrasja e kreut ushtarak të Al Nusras në Siri. Sipas njoftimit, së bashku me  Ebu Hemani al-Shami janë vrarë edhe tre udhëheqës të tjerë. Al-Nusra është një nga grupet më të fuqishme që luftojnë me ushtrinë dhe ka kohë që shihet si një degë e al-Kaedës.

SHKARKO APP