Shteti po shet mallrat sekuestro…Ankand edhe me “Gabin”?!

Aksioni i qeverisë ndaj luftës kundër informalitetit, ka sjellë një rritje të ndjeshme të ankandeve që kryejnë zyrat e rezervave të shtetit. Ky është një ndër të shumtat njoftime për ankand, ku evidentohet se janë një sërë mallrash të sekuestruara nga Administrata Tatimore, të cilat kanë dalë në shitje.

Bie në sy fakti se tatimorët, kanë sekuestruar edhe rroba të përdoruara, madje pati një protestë të tregtarëve të  njohur që shesin te “Gabi” pasi atyre iu sekuestrua malli dhe u larguan nga tregu ku shisnin.

 

Sekuestroja iu është bërë tregtarëve të shumtë, pasi tregtari nuk ka qenë korrekt me ligjin. Sekuestrimi i mallrave janë edhe një pasqyrë e aksionit të qeverisë.

“Nëse më parë kryenim 1 apo 2 ankande në muaj, tani ne kryejmë 3 ose 4, madje ka shkuar edhe në 10 ankande në muaj. Kjo ka ardhur si pasojë e aksionit të qeverisë ndaj infomalitetit. Mallrat janë të natyrave të ndryshme”.

Zyrat e rezervave të shtetit për Tiranën ndodhen në Lundër. Hyrja brenda magazinave nuk lejohet të filmohet. Mallrat e konfiskuara që magazinohen vijnë nga aksionet tatimore dhe më pak nga kontrabanda nëpër dogana. Sipas përfaqësuesve te Drejtorisë së Rezervave, në ankand ka të drejtë të marrë pjesë edhe vetë subjekti, të cilit i është sekuestruar malli.

Por shpesh rezulton se pronari i mallit nuk ka me interes për riblerjen e tij.

Por nëse deri në këtë pikë ligji ka funksionuar dhe u ka sekuestruar mallin disa qytetarëve apo tregtarëve në vend, i mbetet qeverisë të jetë sa më transparente deri në fund të këtij procesi. Procedurat për ankandin dhe se ku përfundon malli e paratë më pas, shpesh kanë lënë shumë për të dëshiruar. Apo edhe për aksionin nga vetë tatimorët që janë të njohur gjerësisht për nivelin e lartë të korrupsionit që i shoqëron gjatë punës së tyre. Me ndryshimin e qeverive nuk ka asnjë institucion që të provojë se tashmë ata nuk janë më të korruptuar.

SHKARKO APP