Shtetrrethimi dita e katërt në rrethe, shkelen masivisht rregullat

Pas orës 08:00 të mëngjesit, kur hyri në fuqi ndalim qarkullimi për makinat, rrugët në qytete nisën ti pushtojnë qytetarët që shkelën rregullat e vetëizolimit.

Në Vlorë, problematikë u shfaqën të moshuarit të cilët u grumbulluan për domino.

Policia dhe ushtria shkon ti shpërndajë por pas disa orësh ata ribashkohen sërish, ose zhvendosen në lulishte të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas katër ditëve në izolim edhe korçarët i shkelën rregullat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masivisht iu drejtuan parkut të qytetit.

Në Sarandë për të dytën ditë radhazi u pa rritje e ndërgjegjësimit.

Bizneset në shumicë të mbyllura, ndërsa qytetarët në rrugë të paktë,.

“Duhet bërë durim.”

Postblloku në Urën e Bunës dhe urdhri për mbylljen e hapësirave rekreative nuk i mbajti shkodranët në Shtëpi.

Shumë e çanë rrethimin me biçikleta dhe iu drejtuan Shirokës.

Të tjerët që mbeten në qytet, dolën në lulishte e parqe, duke injoruar këshillën për kujdes.

Në ditën e katërt të karantinës edhe lezhianët i neglizhuan këshillat.

Thonë se janë të vetëdijshëm për rrezikun që ka ky virus, por thonë se ju duhet të dalin nga banesat për nevojat familjare, ndërsa mungesën e makinave po e zëvendësojnë biçikletat.

“Për masat jam dakord, por dola vetëm për ilaçet.”

Lëvizje të shtuara në rrugë kishte Në Durrës, Fier dhe Elbasan

Ndërsa në Lushnje shkonte deri në neglizhencë. Pensionistë u panë në radhë për pagesat ose pensionet.

Uniformat blu me mbështetjen e Policisë ushtarake kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin për respektimin e ndalim qarkullimit dhe kapjen e personave që duhet të ishin të vetëizoluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?