Shtim të rasteve me Covid pas hapjes së shkollave? Flet mjekja shqiptare në Gjermani

Nisja e procesit arsimor në vendin tonë tashmë është vendosur. 14 shtatori është pak ditë larg, por për nisjen e shkollës, duket se ka ende shumë pasiguri dhe pikëpyetje.

Për të kuptuar çfarë rezultatesh janë marrë nga ky vendim apo qasjen e autoriteteve gjermane për një çështje kaq të rëndësishme që konsiderohet një faktor në përhapjen e virusit gjatë pandemisë, foli në A2 mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg.

“Fëmijët janë më pak të rrezikuarit dhe më pak ata që e kanë vuajtur koronavirusit. Që në fillim kemi thënë që kanë qenë moshat e mëdha më të goditurit. Shkollat u hapën në Gjermani para një jave dhe rezultatet e deritanishme nuk kemi pasur asnjë rritje të infektueshmërisë. Nga ana e higjienës duhet të ruhet distanca midis nxënësve. Bankat duhet të jenë të paktën 1,5 metra larg njëra tjetrës, duhet të ketë një ajrosje të mirë të dhomës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?