Shtimi i aksidenteve, eksperti tregon shkaqet

Eksperti për sigurinë rrugore, Fatmir Hasho ka analizuar shkaqet e aksidenteve që në 2020 nisën përgjakshëm dhe që për 2019 u mbyllën me bilanc lufte me 244 viktima. ”Degëzimi është shumë i rëndësishëm për këtë zonë, ka një numër relativisht të lartë mjetesh. Duhet të bëhet një programim se si do të orientohet skica e degëzimit të mjeteve. Hapja e korsive do të ndikonte në rritjen e lëvizshmërisë”. Ai shprehet se shumë drejtues mjetesh mbajnë korsinë e majtë, korsinë e shpejtësisë dhe ecin me shpejtësi jashtë normave. ”Kemi një ndryshim midis firmave që operojnë në këtë drejtim. Tabelat nga Tirana në Kashar shikueshmërinë natën e kanë 40%, ndërkohë duhet të jenë 100% theksoi ai. Ndërsa nga Elbasani në Rrogozhinë është shumë e vështirë për të ecur, është errësirë. Janë bërë ndryshime gjithë këto vitet e fundit në Tiranë, por as edhe një takim qoftë edhe për të dhënë mendime. Këshilli i Sigurisë Rrugore duhet të mblidhet çdo gjashtë muaj për të mos pasur raste të larta të aksidenteve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?