Shtohen 14 mjekë në shërbim të kujdesit parësor

Spitalet publike dhe ato rajonale në vend po përforcohen me ekipe mjekësh dhe infermierësh të rinj, duke sjellë energji të re që i bashkohet profesionalizmit të stafeve ekzistuese.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, se një brez mjekësh të rinj janë tashmë pjesë e shërbimit shëndetësor parësor në disa qendra shëndetësore në të gjithë Shqipërinë.

Në mbarë vendin po vijon përfshirja e ekipeve të reja me mjekë dhe infermierë, duke forcuar më tej shërbimet në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë viteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zbatuar një mekanizëm transparent dhe meritokratik përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punësimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj synon plotësimin e nevojave në specialitete të ndryshme, duke rritur cilësinë dhe aksesin në shërbimet shëndetësore në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Mund të jetë një imazh i spital dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, spital dhe teksti

Mund të jetë një imazh i syze dhe spital

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz duke buzëqeshur dhe spital

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz duke buzëqeshur dhe spital

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, flokë bjonde, njerëz duke buzëqeshur dhe spital

Mund të jetë një imazh i spital

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe spital

Mund të jetë një imazh i duke buzëqeshur dhe spital

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?