FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohen flukset turistike e tregtare, porti i Durrës përforcon kontrollin përgjatë perimetrit detar

Me afrimin e pikut të sezonit turistik është rritur edhe fluksi i turistëve, në portin e Durrësit.

Efektivët e patrullës detare në Forcën e Sigurisë Portuale Durrës (FSPD) kanë vijuar sot kontrollin përgjatë perimetrit detar, në një ditë me aktivitet të shtuar tregtar dhe turistik.

Autoriteti Portual Durrës ndau sot momente nga patrullimi në det i efektivëve të forcës detare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një tjetër fundjavë në shërbim të sigurisë në zonën portuale dhe ujërat përreth. Përgjegjshmëri, vëmendje dhe gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e veprimtarisë portuale dhe sigurinë e mjeteve detare”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?