FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohen rastet me koronavirus edhe në Itali, 12 viktima në 24 orët e fundit

Italia ishte duke e fituar betejën e saj me pandeminë e koronavirusit, por ditët e fundit edhe aty rastet e reja janë duke u shtuar.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 276 persona, nga të cilët 135 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 12 persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, në Itali janë infektuar 242,639 persona, nga të cilët 34,938 kanë ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?