Shtohen viktimat nga gripi, MSH: 7 të vdekur nga ky virus

Placeholder Image

Virusi i gripit ka shkaktuar shtatë viktima brenda më pak se 20 ditëve të para të janarit.

Përveç një fëmije vetëm dy vjeç e gjysmë nga ShënKolli i Lezhës, viktimat e tjera janë të moshuar, raporton Ora News.

Të vdekur brenda janarit 2017  nga virusi i gripit

Swiss Digital Desktop Reklama

5 janar 2017: Humbin jetën në Sanatorium M. K., mashkull, 70 vjeç, banues në Tiranë, A. N., mashkull, 71 vjeç, banues në Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

11 janar 2017:  Humb jetën pacientja Z. R., 73 vjeç, nga Kukësi, e shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” më datë 08/01/2017,

13 janar 2017: Humb jetën një 76 vjeçar, nga Tirana i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

14 Janar 2017: Pacientja S. S., 82 vjeç, banuese në Vlorë, shtruar në shërbimin infektiv, dhe më tej në reanimacionin e spitalit rajonal të Vlorës. Mostrat e ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë se pacientja ishte e prekur edhe nga virusi i gripit stinor A. Vdekja u konfirmua me 17 janar 2017.

16 Janar 2017: Pacientja V. B., 71 vjeç, banuese në Korçë, e shtruar në spitalin e Korçës. Vdekja nga virusi A u konfirmua me 17 janar 2017.

17 Janar 2017: Fëmija vetëm 2.5 vjeç nga Shen Kolli i Lezhës humb jetën në Pediatrinë e Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?