Shtohet interesi për vaksinim, më shumë të rinj kërkojnë vaksinat antiCovid

ot është dita e tretë e vaksinimit të hapur dhe duket se ka një rritje të interesimit nga personat që duan të vaksinohen.

Të rinj dhe jo vetëm i janë drejtuar qendrave të vaksinimit, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,082,424 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Prej tyre 472,886 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Vaksinimi masiv vijon edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, krahas vaksinimit në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore kudo në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç vijon deri të dielën, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?