Shtyhen afatet për aplikimet në programet master

Krahas maturantëve që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, të shumta kanë qenë edhe pakënaqësitë nga studentët që duan të vijojnë programet e ciklit të dytë, në nivelin profesional dhe atë shkencor.

Kjo pasi në udhëzimin zyrtar të MAS, u lihej vetëm 5 ditë kohë për aplikime, kohë e pamjaftueshme për të përgatitur dosjen e dokumenteve të kërkuara, teksa nuk janë bërë me dije as kuotat e pranimeve për çdo program, apo tarifat që do të aplikohen për fituesit e rinj.

Por, pavarësisht limiteve të përcaktuara nga MAS, sipas të cilës aplikimet për master do të mbylleshin me 12 tetor, drejtuesit e fakulteteve të Universitetit të Tiranës bëjnë me dije se do të vijojnë pranimin e aplikimeve deri në datat 19 dhe 20 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Renditja e secilit fitues për studimet në master, do bëhet u bazuar në kriterin vendimtar që është mesatarja e ponderuar që kandidati ka arritur përgjatë ciklit të studimeve të nivelit të parë, si dhe disa kritereve të tjera që përcaktojnë kategoritë prioritet në përzgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, prioritet të parët në përzgjedhje do të kenë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar studimet “bachelor”, në fakultetin ku aplikohet për të vijuar edhe studimet e nivelit master.

Pas tyre prioritet në përzgjedhje do të kenë të gjithë studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë në degët homologe të universiteteve të tjera publike të vendit, më pas do jenë ata që kanë përfunduar studimet e nivelit të parë në degë të përafërta me ato të Universitetit të Tiranës.

Ndërsa të fundit në përzgjedhje për të fituar një nga kuotat e miratuara për programet “Master profesional”, si dhe “Master shkencor”, do të jenë studentët e diplomuar në strukturat private të arsimit të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?