Shtyhen seancat në GJKKO për Evis Berberin dhe Redi Mollën
Seancat plenare në GJKKO për çështjet me kërkues Evis Berberin dhe Redi Mollën janë shtyrë, për shkak të mosformimit të plotë të trupit gjykues.
Sipas njoftimit zyrtar, seancat e planifikuara për datën 5 mars 2026 nuk janë zhvilluar pasi një prej anëtarëve të trupit gjykues ndodhej në një udhëtim zyrtar jashtë vendit. Gjykata ka bërë me dije se shqyrtimi i çështjeve është riplanifikuar për datën 26 mars 2026.
Sipas orarit të përcaktuar, çështja për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, do të shqyrtohet në orën 12:00, ndërsa ajo për ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, në orën 13:00. Seancat do të zhvillohen mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve, në përputhje me procedurat e parashikuara nga gjykata.
KOHA JONË SONDAZH

