Shtyhet afati për dërgimin e fletëve të votimit për emigrantët, Celibashi: Mbërrijnë sot 111 votat e para nga jashtë

Edhe pse 17 prilli është afati që duhet të përfundojë shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi paralajmëroi shtyrjen e tij, duke dhënë garanci që procesi do përmbyllet brenda kësaj jave. ”Kam frikë se ne nuk e perfundojmë dot në datën 17 procesin për shkak të ngarkesës së shtuar, por kjo në mënyrë kategorike e them se rrezikon procesin”, theksoi Celibashi.
Deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë, ndërkohë që nga shërbimi postar, Celibashi njoftoi se ka mbërritur edhe zarfi i parë i një votuesi që i përket qarkut të Dibrës dhe që është emigrant në Gjermani. Ndërkohë që pasditen e të mërkurës pritet edhe mbërritja e zarfeve të tjerë.
”Nga darka vonë do të mbërrijnë të paktën 111 zarfe që janë nisur”, tha Celibashi. Ai garantoi sigurinë e votës, por tha se shitblerja e saj është përgjegjësi penale e atij që e trafikon atë. ”Nëse votuesit nga jashtë do duan ta shesin ta blejnë, ta tregojnë do të ketë sanksione të rënda penale që shkojnë në tre, katër apo pesë vite burgim”.