SHTYHET GJYQI RAMA-RISTANI, NUK U FORMUA KOLEGJI PENAL

 

Shtyhet gjyqi Rama-Ristani për shkak të mungesës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Artan Zeneli. Gjyqi, ku kryeministri Edi Rama ka akuzuar për shpifje sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin, nuk është zhvilluar pasi nuk është plotësuar Kolegji Penal i gjykatës. Në kolegj ditën e sotme mungonte Artan Zeneli.

Sipas parashikimeve sot Kolegji Penal do të shprehej për provat që do të administroheshin për këtë çështje.Rama ka hedhur në gjyq edhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së Edi Palokën. Gjykimi për këtë çështje është në pikën e vlerësimit të provave.“Një tjetër kallzim do të niset një orë më parë drejt Prokurorisë së Përgjithshme dhe  Gjykatës së Lartë, për pershkallezimin e aktivitetit kriminal te shpifjes nga ana e Shqupit. Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë nje provë të vetme, jam unë që do të përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqarë para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal se shpifja është e drejtë e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëherë janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit. Ky aktivitet kriminal që zhvillohet përdite nga Shqupi me shpifje ekstreme në mungese të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqine e votës po edhe me forcën e ligjit”, shkruante ditë më parë Rama.

SHKARKO APP