Shtyhet më 11 korrik gjyqi ndaj Spiro Kserës
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-Ministrit Spiro Ksera, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj, që mbron një tjetër të pandehur të çështjes, ish-punonjësen e Kserës, Elda Kozaj.
Prokurori Ndini Tavani, e cilësoi mungesën e avokatit një tendencë për të zvarritur procesin.
Ksera sëbashku me katër ish-vartës të tij po gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Përjashtim nga kjo kërkesë bëri vetëm i pandehuri Kleves Bitro dhe i pandehuri tjetër Dritan Fejzullai, të cilët do të vazhdojnë gjykimin normal, por me një tjetër trup gjykues.
Ndërkaq Gjykata pezulloi sot afatet e paraburgimit për të pandehurit dhe caktoi avokat kryesisht për të pandehurën Elda Kozaj.
Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik.
Ish-Ministri Ksera dhe 6 vartës të tij akuzohen se duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet kanë vjedhur një shumë prej 30 milionë lekësh, fond i cili ishte deklaruar se ishte përdorur për një sërë aktivitetesh sociale, për shtresa të ndryshme në nevojë.
KOHA JONË SONDAZH

