Shtyhet seanca në Gjykatën e Lartë për Tom Doshin

 

Eshtë shtyrë për në datën 28 Prill seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë në lidhje me kërkesën e paraqitur nga avokatët e deputetit Tom Doshi për revokimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Shkak për shtyrjen e seancës duket se është bërë mungesa e gjyqtarit Artan Zeneli, i cili ndodhet jashtë vendit për arsye pune.

Në një prononcim për mediat avokatët e deputetit Doshi theksuan se ndaj ligjvënësit të Qarkut të Shkodrës, Prokuroria ende nuk ka ngritur një akuzë, ndërsa ekpertiza e kryer ndaj  lap topit dhe usb ka përfunduar. Gjithashtu avokatët theksuan ndaj masa e sigurisë arrest shtëpie bie ndesh me Kushtetutën pasi nuk lejon të zgjedhurin nga populli të ushtrojë detyrat e tij.

Avokatët paralajmëruan e do ti drejtohen Kushtetueses dhe Strasburgut, nëse Gjykata e Lartë nuk jep një vendim sipas kërkesës së paraqitur.

"Rrethanat e krijuara e detyrojnë Gjykatën të ndryshojë masën e sigurisë ndaj deputetit Doshi", tahnë avokatët e tij, por pa dhënë sqarime mbi këto rrethana. 

SHKARKO APP