Shtyhet seanca për heqjen e veto-s bullgare, pritet një procedurë e gjatë

Edhe pse opozita në Bullgari është pro heqjes së veto-s nga ana e qeverisë ndaj Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme është shtyrë.

Deputetët e GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov dhe më pas të kalojë në Komision. Ata kërkuan që pasi propozimi i kryeministrit për diskutimin e VETO-s, të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, atëherë ministrja e Jashtme Teodora Gençovska do të thirret për seancë dëgjimore në grupin parlamentar.

Bullgaria ka pranuar të diskutojë parimisht sot propozimin e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP