Shtyhet seanca për ish-kryeprokurorin Llalla

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyn për në 3 korrik seancën paraprake për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca u shty me kërkesë të avokatit, i cili ka kërkuar kohë të njihet me dosjen.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u mor i pandehur në mars për mosdeklarim të pasurisë, duke rrezikuar nga gjobë deri në 3 vite burgim. SPAK mbylli hetimet ndaj ish-kreut të akuzës pas 2 vite hetimesh për disa akuza të rënda. Ai akuzohet për veprën penale të refuzimit për deklarim, sipas nenit 257/a të Kodit Penal. Vetë Llalla tha se është njohur me akuzën e prokurorisë, dhe se pret të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor.

Llalla i ka mohuar akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij. Llalla u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2017, për t’ia dorëzuar mandatin e tij ish-prokurores së përkohshme, Arta Marku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?