Shtyhet seanca, vrasësi i turistëve çekë me jelek anti-plumb

 

Është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër seanca e parë gjyqësore ndaj vrasësit të turistëve çeke, Sokol Mjaca. 

Vendimin e morëm  pasi u deklarua se asnjë dëshmitar nuk ndodhej në seancë, ndërkohë që në fillim gjykata kundërshtoi gjykimin e shkurtuar.

Seanca tjetër ndaj Majces do të zhvillohet më  3 nëntor, ku autori Sokol Mjacaj pritet të tregojë detaje të reja rreth vrasjes se dy të rinjve çeke, Michal Svato dhe Anna Kosinova. Ai u paraqit me anti-plumb në gjyq.

Në prokurori 20- vjeçari ka pranuar krimin për motive grabitje. Ngjarja ndodhi në muajin gusht të këtij viti dhe autori u kap dy ditë pas ngjarjes në ambjentet e një shkolle në Grudë, gjatë një super-aksioni të policisë.

Mjaca e ekzekutoi çiftin çek ndërsa më herët i kishte marre me makinë në fshatin Lotaj ndërsa ata po ktheheshin nga Thethi.

SHKARKO APP