Shtyhet sërish ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, deklaroi në muajin dhjetor se ndërtimi i Xhamisë së Tiranës nis në muajin janar dhe se ai do të zgjasë tre vjet. (http://www.zeri.info/bota/13674/xhamia-e-madhe-ne-nise-ne-ja…). Në të vërtetë muaji janar kaloi, por ndërtimi nuk ka nisur. Anton Cara tek “e-zani” i referohet pikërisht intervistës së Bruçajt për të tërhequr vëmendjen se kjo shtyrje përsërit atë zvarritje që ka 23 vjet që vazhdon. Cara kujton se financues i xhamisë është Diyanet, Presidenca turke e Çështjeve Religjioze dhe nisur nga ky fakt, ai supozon dy arsye pse ndërtimi i xhamisë është shtyrë: “Kjo rrëshkitje nga afati i përcaktuar…ka mundësi të jetë rezultat i problematikës me truallin kufitar, problematikë që shpërtheu pas lajmërimit për lejen e radhës kryeministrore. KMSh ende nuk i ka shoshitur fetarisht dyshimet që shoqërojnë opinionin e gjerë të myslimanëve për ligjshmërinë ose jo të përfshirjes së institucionit si përfitues në një konflikt mes qeverisë dhe pronarit të tokës ngjitur. Varianti tjetër i kësaj vonese të pajustifikuar mund të jetë dhe hezitimi i investitorit për të shpenzuar në një projekt ku KMSh i është nënshtruar pa mëdyshje vullnetit të qeverisë për t’i dhuruar asaj një pronë të marrë pa konsensusin e pronarit. Por arsyeja mund të jete edhe një tjetër”, shkruan Cara(http://www.e-zani.com/2015/02/08/ku-humbi-xhamia/). Arsyet zyrtare natyrisht i di vetëm KMSH.

s.z

SHKARKO APP