Shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Ai do të paraqesë personalisht konkluzionet e mbrojtjes. Sot u dëgjuan konkluzionet e avokatëve, si edhe të vete të pandehurit Pandeli Kokaveshi.

Ky i fundit ka kërkuar një dënim minimal duke pretenduar për probleme me shëndetin. “Nëse më shpallni fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kërkoj një dënim të ulët pasi kam probleme shëndetësore unë dhe vajza ime. Mua më ka dënuar Zoti”, mësohet të ketë thënë ai.

Avokatët kërkuan pafajësi për klientët e tyre dhe në rast dënimi, pezullim i dënimit me burg, shërbim prove, ose punë në interes të publikut. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?