Shtypi 3-vjeçaren/ Kush është i riu i fiksuar pas shpejtësisë. Video me 253 km/orë në Facebook

Zbulohen detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë–Elbasan, ku një makinë drejtuar nga 25­-vjeçari Imirjon Shaipi, i mori jetën vajzës së vogël vetëm 3­-vjeçare.

I riu që shkaktoi aksidentin e rëndë në fshatin Ibë të Tiranës, është administrator i një kompanie private sigurie në Elbasan. Ai udhëtonte shpesh në kryeqytet dhe duket se autostradën që lidh dy qytetet e bënte për një kohë shumë të shkurtër, kjo për shkak të fiksimit që kishte për t’i dhënë makinës me shpejtësi.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se udhëtimet e tij të vazhdueshme drejt Tiranës e anasjelltas në Elbasan, i riu i dokumentonte shpesh me video e foto që i publikonte në profilin e tij në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje në të njëjtën rrugë, ku shkaktoi aksidentin e rëndë të dielën, ai ka publikuar dy video, duke lëvizur me shpejtësi deri në 230 kilometra në orë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e fundit që tregon kilometrazhin e makinës së tij në ecje, që shënon 253 km/ orë, ai e ka postuar më 10 janar, shoqëruar me diçiturën: “Për të gjithë ata që nuk ndihen të sigurt me mua…”.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë­-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë e Sipërme, kur e mitura po kthehej për në shtëpi bashkë me nënën e saj, që mbeti e plagosur rëndë.
Nënë e bijë u përplasën nga një automjet tip “Peugeot”, që për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, doli nga rruga, pasi shoferi nuk mundi të mbante mjetin nën kontroll. Policia tha se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë, 25­vjeçarin Imirjan Shaipi, nga Elbasani.

Nga verifikimet dhe matjet e kryera në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Rrugore kanë dyshime se Shaipi po lëvizte me shpejtësi mbi 120 kilometra në orë dhe për këtë arsye ka humbur kontrollin e
mjetit, duke dalë nga rruga. Ndërsa nënë e bijë po ecnin në anë të autostradës, kur makina i ka përplasur.

Vajza e mitur, Xh. Velija, ka ndërruar jetë kur po transportohej për në spital. Ndërsa nëna e saj, E. Velija, 35 vjeçe, pas ndërhyrjes së mjekëve, e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet e shtruar në
Spitalin e Traumës.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?