Shtyrja e afatit për regjistrimin e studentëve, Boçi: Rama dështoi
Debati për arsimin u pa dhe ditën e djeshme në seancën plenare, e që ka vijuar sot sërisht nga selia blu. Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, këtë herë për shtyrjen e afatit të regjistrimit për studentët.
Përmes një deklarate për mediat, kreu i departamentit të Arsimit në PD, deputeti Luçiano Boçi tha se Rama ndryshoi rregullat e lojës.
“Më 20 Tetor me arrogancën e tij, Rama iu hakërrye deputetëve të opozitës, duke thënë se brenda datës 27 Tetor, kur ishte dhe afati fundor i regjistrimeve, do të na tregonte të vërtetat e tij fakultet me fakultet. Por ky ishte thjesht mashtrimi i radhës”, u shpreh Boci.
Më tej ai ka shtuar se: “Sot është data 28. Jo vetëm që asgjë nuk është mbyllur por ende mijëra të rinj janë pa zgjidhje për vazhdimin e Universitetit. Sot në ditën kur Edi Rama duhet të na ballafaqonte me të vërtetat, në fakt ka lajmëruar shtyrjen e procesit të regjistrimit, duke treguar dhe njëherë dështimin edhe paaftësinë e tij dhe të Linditës së tij”, u shpreh Boci.
Shqetësues për këtë situatë sipas selisë blu, është se mijëra maturantë e humbën të drejtën e studimeve, sepse Edi Rama siç e ka zakon, ndryshoi rregullat e lojës ndërsa ajo ishte në fund.
KOHA JONË SONDAZH

