Shuhet familja shqiptare në Toronto

Një ngjarje e rëndë, që ka çuar në pasoja fatale për familjen shqiptare ka ndodhur në Toronto të Kanadasë.

Pjestarët e 3 brezave janë shuar në një aksident tragjik. Mbesa 5 vjeç, vajza 35 vjeç dhe gjyshja 55. Kanë ndërruar jetë Isabela Kuçi, Valbona Vokshi dhe Xhemile Vokshi, teksa ishin duke u kthyer nga parku i madh i lodrave.

Për shtypin kanadez ka rrëfyer historinë e familjes, kushërira e tyre, Katerina Seitaj.‘’Valbona e donte jetën dhe kishte shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. Ishte shumë e dashur, kujdesej për të gjithë’’, tregon në lot Seitaj.‘’Nëna dhe vajza ishin e gjithë bota për të’’, rrëfen më tej ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ndjerat ishin duke udhëtuar edhe me motrën tjetër dhe nipin 2­vjeçar, të cilët fatmirësisht ishin në një makinë tjetër. Edhe ajo u aksidentua, por mrekullisht ia dolën të mbijetojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valbona Vokshi kishte shkuar në Kanada që në moshën 20­vjeçare, duke punuar fort në një restorant, edhe me orare të zgjatura, për të marrë në Kanada prindërit dhe motrën. Isabela ishte shumë e dashur dhe plot humor, duke bërë për vete shokët dhe shoqet e kopshtit.

 Edukatorja e saj Sarah Harwood tregon se Isabelës i pëlqente shpesh të luante duke bërë nënën për fëmijët e tjerë. ”Një fëmijë shumë i zgjuar”, thotë edukatorja.Në aksident ndërroi jetë edhe 27­vjeçarja kanadeze Maria Lipska.

Në Kanada ky aksident i rëndë ka ndërgjegjësuar qytetarët për të mbledhur ndihma për pjesën e mbetur të familjes si dhe për të nisur fushata për kujdesin gjatë drejtimit të mjetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?