Shuhet Fitim Makashi, ministri Gonxhja: I dha artit më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Fitim Makashi. Gonxhja shkruan se u nda nga jeta një yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Gonxhja tha se Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

“Një tjetër yll i teatrit dhe kinematografisë shqiptare u nda sot nga jeta. Fitim Makashi, aktor, pedagog dhe emër i paharruar i skenës dhe ekranit, i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt.

Ai la gjurmë në skenë me role si Pedagogu në “Pas provimit të dytë”, Beni në “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu në “Dritat e skenës” dhe Filipoviç në “Inspektori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kinematografi u bë pjesë e filmave që sot janë klasikë: “Nga mesi i errësirës”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njesiti gueril”, “Ndërgjegjia”, “Larg barbarëve”, “Shpella e piratëve”, “Vdekja e kalit”, “Tre njerëz me guna”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Intendenti”, “Ilegalët”, “Rrugicat që kërkonin diell”. U prehtë në paqe”, shkruan Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?