Shuhet gjithë familja, prindërit dhe dy fëmijët vdesin në aksident
Një aksident tragjik ka shuar një familje të tërë në Turqi. Dy prindërit dhe fëmijët e tyre kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë që ndodhi në Ankara.
Mediat turke bëjnë me dije se 36-vjeçari Onur Elitok humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllat anësore.

Në vend humbi jetën gruaja e tij, identifikuar si Hilal Elitok, ndërkohë që dy fëmijët, Anıl, 2 vjeç dhe Furkan Emir, 9 vjeç, u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetonin dot për shkak të plagëve të marrë.


KOHA JONË SONDAZH

