Shuhet në moshën 106- vjeçare, Pjetër Shkoza, heroi i rezistencës antikomuniste

Një nga personazhet realë të filmit “Operacioni zjarri”, luftoi me armë në dorë në male kundër komunistëve deri në 1951-in

Pjetër Shkoza u lind në fshatin Shkozë të rrethit të Mirditës në vitin 1910 në një familje të thjeshtë fshatare të asaj zonë, por tepër fisnike. Familja Shkoza u bë shumë e njohur sidomos në vitin 1944 me ardhjen e komunistëve në pushtet, pasi dy prej djemve të saj, Pjetri dhe Nikolla, luftuan me armë në dorë kundër regjimit të porsa-ardhur në fuqi.

Dy vëllezërit Shkoza, të cilët gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut ishin marrë me tregti të vogël në fshatin e tyre, pas vitit 1944 nuk  u pajtuan me reformat dhe politikën e regjimit komunist e filluan të bënin propagandë hapur kundër tyre. Nisur nga kjo gjë ata ranë në sy të Sigurimit të Shtetit, i cili filloi menjëherë ndjekjen dhe survejimet kundër tyre. Gjatë kësaj kohe, organet e Sigurimit dhe Forcat e Ndjekjes me njerëzit e tyre kishin informata të sakta që Pjetër Shkoza ishte një nga njerëzit kryesorë jo vetëm në fshatin e tij, por edhe më gjerë në Mirditë dhe Pukë, që takohej me forcat e Mark Gjon Markajt, apo siç njiheshin ndryshe: “Ata të malit”. Madje jo vetëm kaq, por Sigurimi kishte të dhëna se Pjetri ishte korrieri kryesor i Mark Gjon Markut, letrat e të cilit ai i dërgonte deri në Tiranë. Nisur nga ky fakt, u organizua edhe plani i rrethimit dhe arrestimit të Pjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arrestimit ai u dërgua në një nga burgjet e Shkodrës ku për dy vjet me radhë iu nënshtrua torturave çnjerëzore për të treguar lidhjet e tij me Gjonmarkajt e Mirditës. Por ai mundi që t’i përballonte në një farë mënyre torturat dhe falë ndërhyrjes së prokurorit Qemal Llazani, (mik i familjes së tyre) mundi që të lirohet nga burgu dhe të kthehej në vend-lindjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për lirimin e tij ndërhyri dhe doli garant (me dashamirësi) edhe oficeri i ri i Sigurimit, Mark Dodani, (i cili ishte mik i familjes së tyre), duke e argumentuar te eprorët e tij se; Pjetri mund të dalë përsëri në mal dhe ne do ta survejojmë që të diktojmë bazat ku fshihen të arratisurit. Dhe vërtetë, Pjetër Shkoza doli në mal së bashku me vëllanë e tij, Nikollën dhe disa herë ranë në përpjekje me forcat e ndjekjes që e ndiqnin këmba këmbës. Në një nga këto përpjekje, Pjetri u plagos rëndë,pasi një plumb i përshkoi tej e tej faqet duke i thyer nofullën. Shokët e tij e tërhoqën ashtu të plagosur dhe pasi ja prenë mishin e dhëmbëve me gërshërë, e strehuan te një bazë ku ai qëndroi për disa muaj deri sa e morri veten. Më pas,në vitin 1951, Pjetri detyrohet që të arratiset nga Shqipëria, duke lënë në shtëpi, bashkëshorten shtatëzanë dhe me vajzën e vogël. Kështu Pjetri iku pa e njohur djalin e tij, Lekën që do të lindte vetëm pak muaj pas arratisjes së tij. Ndërsa Pjetri fitoi azilin politik dhe u vendos në SHBA, familja e tij dhe i gjithë fisi u persekutuan pamëshirë nga regjimi komunist.

Edhe nga ky fakt, Pjetri nuk e pushoi  aktivitetin e tij antikomunist në mërgatën shqiptare në Perëndim, ku falë këtyre garancive, i vëllai, Nikolla, stërvitej nga CIA për t’u desantuar në Shqipëri, së bashku dhe me tre eksponentë të tjerë të rezistencës antikomuniste, si: Mark Deckaj etj. Pjetri u rikthye në Shqipëri vetëm në vitin 1992, pas plot 40 vitesh. Dhe ai si për të rifituar ato vite, jetoi gjatë duke u shpallur me familjen e tij që ishte vendosur tashmë prej vitesh në qytetin e Laçit. Dhe ai ndërroi jetë dje pasdite dhe sot ai do përcillet për në banesën e fundit. Pjetër Shkoza ka qenë i njohur, pasi në moshën 103 ai dha një intervistë plot 60 minuta për TV Klan, ku ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij, si një nga personazhet realë të filmit “Operacioni Zjarri”..

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?