Shuhet në moshën 77-vjeçare, gazetari i njohur Milto Baka. Ndër themeluesit e gazetarisë televizive në vend

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare gazetari i njohur Milto Baka. Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë, në kompaninë mediatike “Koha jonë”, Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë.

Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

”Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera”,-shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?