Shuhet në moshën 83-vjeçare, dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi

Arti është në zi. Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare është shënuar në moshën 83-vjeçare. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike.

“Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

SHKARKO APP