FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shuhet në moshën 99-vjeçare aktori i mirënjohur Koço Qëndro

Arti në vend është në zi, pasi aktori i mirënjohur Koço Qëndro është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare. I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij me Korçën, qytet ku u bë një nga themeluesit dhe artistët më përfaqësues të teatrit dhe estradës profesioniste. Me qindra role në skenë dhe në film, ai u kthye në një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit mbetet një nga interpretimet më të spikatura në historinë e teatrit shqiptar. Ai e interpretoi këtë personazh në periudha të ndryshme të jetës, duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij.

Në kinematografi, Koço Qëndro la gjurmë me interpretimet në filma si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?