Shuhet një familje nga flakët, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
Një familje është shuar në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë humbur jetën pasi një zjarri në shtëpinë e tyre. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër. ”Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, tha policia.
Tragjedia dyshohet që ka ardhur nga shpërthimi i një bombule artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes. Familja ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik dhe ishte strehuar në shtëpinë e tyre në Golem të Shkodrës.
Banesa ku ndodhi tragjedia është shtëpia e vjetër e prindërve të 24-vjeçares, ku ajo kishte shkuar bashkë me dy fëmijët për ta pastruar dhe sistemuar. Mësohet se familja kishte qëndruar në fshatin Golem dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen. Edhe ditën e sotme ata kishin shkuar sërish në banesë.
Sipas informacioneve paraprake, babai i 24-vjeçares dhe djali i tij, njëherazi bashkëshorti i viktimës, janë larguar drejt qendrës së fshatit, ndërsa Bleona Çelaj ka mbetur në banesë me dy fëmijët.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.
Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH


