Shuhet Prof. Dr. Agim Karaj, ministrja Koçiu: Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Agim Karaj. “Ndarja nga jeta e Prof.Dr.Agim Karaj është një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu u shpreh se “model i përkushtimit profesional, Profesor Karaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave të rinj të mjekëve dhe në shërbimin ndaj pacientëve. Humanizmi dhe vizioni i tij do të mbeten përherë një frymëzim”.

Prof.Dr. Agim Karaj ndërroi jetë ditën e sotme. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog. Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Ai mori pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Agim Karaj është një humbje e madhe për mjekësinë shqiptare dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.

Model i përkushtimit profesional, Profesor Karaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e brezave të rinj të mjekëve dhe në shërbimin ndaj pacientëve. Humanizmi dhe vizioni i tij do të mbeten përherë një frymëzim.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve. I paharruar kujtimi i tij!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?