Shuhet zjarri në Zhamë të Lushnjes, flakët shkrumbuan sipërfaqe me ullishte

Të gjitha vatrat e zjarrit në Zhamë të Lushnjes janë shuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte e bimësi, ndërsa u rrezikuan dhe banesa.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Roskovecit e Beratit, ndërkohë që gjatë natës në ndihmë të tyre u bashkuan edhe efektivët e batalionit të tretë të Kombësorisë së Forcës Tokësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 58-vjeçarin, R. Zoga pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat në tokën e tij, flakët e kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?